Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kërcënimet që po iu bëhen atij nuk kanë qenë të adresuara për të por për dikë tjetër, e rrjedhimisht Gjykatës Kushtetuese.
Ai gjatë vizitës në Trepçë kërkoi që Kushtetuesja të lihet e qetë, ndërsa shtoi se vetë nuk ndihet i frikësuar.
“Unë nuk frikësohem, jam në punë e detyrë përditë. Do shkoj nga këtu në Llap, do vizitoj një fabrikë të këpucëve. Për gjendjen e sigurisë nuk është se mund ta vlerësoj, janë organet kompetente dhe është siguria dhe mbrojtja e kryeministrit që e bën këtë”.
“Ata që më kanë kërcënuar nuk duhet ta kenë pasur me mua, e kanë pasur me dikë tjetër, me Gjykatën Kushtetuese sepse duket që presidenti është në panik që po i humb rasti”.
“Nëse kushtetuta ngelet e heshtur për çështje të caktuara, presidenti nuk mund të flas për këtë. Ata me atë kërcënim që ka ardhur në adresën e kryeministrit e kanë ditur që me mua nuk funksion, do ta kenë pasur me dikë tjetër”, tha Kurti para mediave./arbresh.info/
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...
“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protest...
Vidhen vazot e luleve të vendosura në rrugë nga komuna në Mi...
Juventusi tronditet në shtëpi nga Fiorentina, rrezikon pjesë...
Nesër protestë e re në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë z...
Pacolli ngre shqetësime për sigurinë e aeroportit të Vlorës ...