Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin Al Jazeera, ka deklaruar se askush mund ta ndalojë Policinë Speciale të Kosovës, të shkojë në veri.
Kurti ka theksuar, pjesa veriore e Mitrovicës, është pjesë e Kosovës dhe se sipas tij, nuk ka pasur asnjëherë më shumë sundim të ligjit se sa gjatë qeverisjes së tij.
Tutje, Kurti, ka theksuar se pengimi i lëvizjes së lirë, nuk është asnjëherë zgjidhje.
“Dje jam takuar me gjeneralin [Ferenc] Kajari [komandantin e KFOR-it], po ashtu edhe me policinë tonë dhe EULEX-in. Barrikadat nuk janë zgjidhje. Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, nuk është vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri. Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit në veri të Kosovës sesa tani”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, raporton RTV Dukagjini.
Të mërkurën e 24 gushtit, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë pritur në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.
Në këtë takim është theksuar angazhim dhe koordinim ndërmjet qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) për garantimin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...