Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë moderne të Kosovës

13:03 | 5 Mars 2026
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Kazerma Adem Jashari – Prishtinë, Kosovë, në 28-vjetorin e Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se kjo ngjarje përfaqëson traditën më të rëndësishme të rezistencës shqiptare për liri gjatë shekullit të kaluar.

Ai tha se populli e ka Ushtriinë Çlirimtare të Kosovës dhe UÇK-ja e ka epopenë e saj, e cila, sipas tij, u ndërtua mbi rezistencën e armatosur dhe sakrificën e familja Jashari në 5, 6 dhe 7 mars 1998.

“Në historinë moderne të Kosovës Epopeja e UÇK-së paraqet traditën përmes së cilës i referohemi ngjarjes më përcaktuese në rrugën e betejave për liri”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se sot Forca e Sigurisë së Kosovës po rreshtohet me ushtritë e NATO dhe po merr pjesë në misione paqeruajtëse ndërkombëtare.

“Përpara nesh janë rreshtuar kuadratet e Ushtrisë së Kosovës, ashtu siç duhet t’i ketë ëndërruar Adem Jashari”, tha ai, duke shtuar se zhvillimi i FSK-së është rezultat i investimeve në armatim, trajnime dhe infrastrukturë ushtarake.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme