Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq do të zhvillojnë takime bilaterale me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimet pritet të fillojnë nga ora 09:00, shkruan Arbresh.info.
Sipas agjendës së bërë publike nga BE-ja dje, pas takimeve bilaterale do të pasojë takimi i përbashkët Borrell, Lajçak, Kurti e Vuçiq.
Pas takimeve bilaterale e trelaterale do të ketë edhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili do të shpalosë detaje rreth takimit.
Kjo është hera e parë që Kurti e Vuçiqi takohen që prej 2 majit dhe i pari prej përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin