Kryeministri Albin Kurti pritet që në Munih të Gjermanisë, të ketë edhe përballjen e parë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Që të dy, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi, do të jenë pjesë e konferencës për Siguri në një panel të mbyllur.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai serb Aleksandar Vuciq, pritet që gjatë Konferencës për Siguri të jenë në një panel të mbyllur, në Mynih të Gjermanisë. Megjithatë atje do të jetë edhe Presidenti Hashim Thaçi, që gjatë qeverisë së kaluar ka udhëhequr politikën e jashtme.
Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës, bënë thirrje që në këto takime politika kosovare të jetë unike, e jo me qëndrime individuale.
“Pasi në këtë konferencë përfaqësohen të dy liderët institucional Thaçi dhe Kurti, është mirë që të ketë një unifikim të qëndrimeve se çfarë do të thuhet aty në mënyrë që Kosova të përfaqësohet me një qëndrim shtetërorë e jo me qëndrime individuale”, deklaroi Violeta Haxholli.
Por sa i përket kushtëzimeve që Serbia po bënë për rifllimin e dialogut, Selatin Kllokoqi nga Demokracia Plus shprehet se nuk duhet ngutur në heqjen e tarifës, pa ndonjë kusht kundrejt Serbisë.
“Në qeverinë e Kosovës duhet të gjendet një mënyrë kreative se si të dilet nga kjo situatë në mënyrë që të vazhdohet dialogu pasi ai nuk ka alternativë. Se si do të hiqet tarifa e të shkohet në dialog besoj që nuk mund të ndodh, por edhe reciprociteti nuk mund të ndodh pasi është vështirë i implementueshëm kështu që duhet të gjendet një mënyrë tjetër që të vazhdohet dialogu e që pala kosovare të mos ndjehet e shkelur”, deklaroi Selatin Kllokoqi.
Konferenca e Sigurisë do të mbahet prej 14 deri me 16 shkurt. Pjesëmarrës pritet të jetë edhe i dërguari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, Presidenti Francës Emanuel Macron, e sekretari i shtetit amerikan Mike Pompeo./rtvdukagjini
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...