Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Ai së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë sot në të njëjtin panel. Kurti e Vuçiq po marrin pjesë në tryezën e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” i cili ka nisur sot në orën 07:30.
Fotografi nga ky takim janë publikuar nga qeveria e Malit të Zi, ku prezent është edhe kryeministri Dritan Abazoviq.
“Nis takimi i kryeministrit në nivel të lartë Dritan Abazoviq , së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
https://twitter.com/VladaCG/status/1529341808479698946?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1529341808479698946%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkurti-e-vuciq-perballe-njeri-tjetrit-ne-forumin-ekonomik-ne-zvicer%2F
Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut
Rama: Gatishmëri e plotë e ekipeve mjekësore gjatë festave
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...