Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Bruksel në darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Siç ka njoftuar Kurti takimi me Ramën ishte miqësor dhe pa protokoll, ku diskutuan për rëndësinë dhe format e bashkëpunimit.
“Me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona”, ka shkruar Kurti./ arbresh.info/

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...