Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në vazhdim të tryezës për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, së bashku me deputetët, Hydajet Hyseni dhe Fitore Pacolli ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin dhe shefin e kabinetit të tij, Rahim Salihun.
Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti e ka informuar Shaip Kamberin rreth diskutimeve që kishte kryesia e VV-së në mbledhjen e saj të djeshme rreth zhvillimeve të fundit që prekin komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Kurti e konsideroi jo adekuate dhe të rrezikshme shprehjen “korrigjim i kufijve” të presidentit Hashim Thaçi,
“Meqenëse korrigjim i kufijve do të thotë korrigjim aty-këtu i ndonjë hapësire të vogël me ndonjë fshat, zabel a kodrinë, por jo përfshirje e një krahine të tërë siç është zona e komunave të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, e që duhet të trajtohen si tërësi dhe jo të ndara nga njëra-tjetra”. citohet të ketë thënë Kurti.
Kurti tha se respektimi i referendumit të vitit 1992 është zgjidhja e vetme e drejtë, duke shtuar se Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe të paguajë për dëmet e shumta të luftës dhe okupimit.
Ndërkohë, të dy palët u pajtuan për kontakte, komunikim, takime e bashkëpunim të vazhdueshëm.
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...