Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca kanë vizituar akademikun, Rexhep Qosja, me rastin e ditëlindjes së tij të 86.
Kurti ka thënë se Qosjes i kanë uruar shëndet, gëzime e mbarësi.
“Për ditëlindjen e tij të 86-të sot vizituam akademik Rexhep Qosjen. Bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i uruam shëndet, gëzime e mbarësi. Vitet kalojnë, por disi jo edhe për Profesor Qosjen: mendje e mprehtë, kujtesë e kthjelltë dhe qëndrime e arsyetime të forta si ngahera”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/
View this post on Instagram
Arsenali bën detyrën në shtëpi, eliminon Leverkusenin dhe ka...
PSG ‘shkatërron’ Chelsean edhe në Angli, kalon në çerekfinal...
Kuajt si “terapistë”: Metoda natyrale që po forcon trupin, m...
OpenAI: Reklamat nuk po vijnë në ChatGPT
Alban Dragusha ndahet me Ramiz Sadikut, pritet ta marrë drej...
Vetura godet për vdekje 74-vjeçarin në Skenderaj