Me një ceremoni në Prizren është shënuar 147-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kanë vlerësuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, si bazament për bashkim të shqiptarëve.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, foli për këtë datë historike që është një nyje që bashkon shqiptarët. “Lidhjen Shqiptare e gjejmë autenticitetit politik, te Lidhja Shqiptare e Prizrenit gjejmë shpirtin kryengritës për mbrojtjen e trevave shqiptare”, tha Kurti.
Kurse presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, theksoi rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj date për kombin shqiptar, duke e konsideruar si themelin e lëvizjes për bashkim dhe pavarësi kombëtare
Ai tha se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të një Kombi – ata ecin përpara krah për krah në rrugën drejt integrimit evropian.
“10 qershor 1878 ishte, është dhe do të mbetet themeli politik dhe shpirtëror i bashkimit kombëtar. Është dita kur filloi lëvizja për pavarësia kombëtare. Shkëndija e kësaj dite ndezi pishtarin e lirisë, por trashëgimia e saj jeton sot në çdo përpjekje për zhvillim, mirëqenie, për bashkim shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve. Ishte një thirrje për bashkim, për mbrojtje dhe vetëdije kombëtare. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të një Kombi – ata ecin përpara krah për krah në rrugën drejt integrimit evropian. Të jemi pjesë e Evropës së bashkuar është vazhdimi i aspiratës që shqiptarët shprehën në Lidhjen e Prizrenit”, tha ai./rtk
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...