Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar mbrëmë për në Zvicër.
Sot do të jetë në Cyrih, ku do të marrë pjesë në konferencën “Business Agility Day”.
Në kuadër të kësaj konference kryeministri do të jetë folës kryesor dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive të ndryshme ndërkombëtare.
Në Cyrih gjithashtu do të ketë një diskutimin dhe bashkëbisedim me studentë shqiptarë të organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë, me temë “Investoni në Kosovë”.
Ndërkaq, nesër në Bernë, në kryeqytetin e Zvicrës, do të ketë takime me përfaqësues politikë e institucionalë të shtetit të Zvicrës. Aty gjithashtu do të takohet me përfaqësuese të komunitetit të grave ndërmarrëse shqiptare në Zvicër dhe pjesëtarë të mërgatës sonë atje./Arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...