Kryeministri Kurti vizitoi Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga U.D Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, vizatuan Qendrën Operative të Policisë së Kosovës, ku u pritën nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Kryeministri Kurti u njoftua nga eprorët e lartë të Policisë së Kosovës, për angazhimet që janë duke i bërë sa i përket gjendjes së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe për funksionet që ka qendra operative e Policisë, në monitorimin dhe e mbulimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës.
Më ketë rast Kryeministri Kurti, falënderoi të gjithë zyrtarët policor, që në këtë situatë pandemike të koronavirusit (COVID-19), që ka përfshirë vendin tonë, janë duke treguar guxim dhe dije në menaxhimin e situatës dhe njëkohësisht duke u kujdesur edhe për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.
Kryeministri Kurti theksoi se duke parë situatën në teren, Qeveria e Kosovës është dashur të merr vendime për t’iu përgjigjur situatës dhe natyrisht që Qeveria e Kosovës po bënë përpjekje maksimale që të menaxhojë sa më mirë këtë situatë për tu ndalur në ndihmë qytetarëve të vendit.
Më pas Kryeministri Kurti vizitoi edhe Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit dhe Qendrën Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, që është hapur sot pas aktivizimit të Planit të Reagimit Kombëtar.
Me këtë rast Kryeministri Kurti vlerësoi angazhimet e U.D ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe të stafit të MPBAP-së për punën që po bëjnë për tu përballur me këtë situatë./arbresh.info

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...