Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, në një takim kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të procesit integrues evropian.
Në këtë takim Kurti ka nënvizuar edhe përkushtimin e Qeverisë në detyrë për avancimin e reformave të nisura gjatë këtij mandati, duke veçuar rëndësinë e vazhdueshme që i ka kushtuar të drejtave dhe integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve pa dallim, njofton Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.
Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, e ka pritur në ketë takim Kurti i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...