Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot në Nju Jork me kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Republikane, Mike Lawler, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.
Sipas njoftimit të Qeverisë në detyrë, në këtë takim u diskutua për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus te bashkëpunimi ekonomik, investimet e huaja direkte dhe shkëmbimet tregtare.
U theksua gjithashtu roli i rëndësishëm i diasporës shqiptare në këtë proces.
Kurti e informoi kongresistin Lawler për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke përmendur progresin në ekonomi, demokraci, siguri dhe sundimin e ligjit.
Temë e diskutimit, sipas njoftimit, ishte edhe rreziku i ndikimit rus në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Kongresisti Lawler njoftoi Kurtin për vendimin e tij që t’i bashkohet Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan./Arbresh.info/

Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut zhvillon aktivitet ...
Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta për ata që i japin zor ...
Gjeneral Jashari vlerëson mbështetjen japoneze për FSK-në