Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrit.
Nga qeveria kanë bërë të ditur se bashkë me Kurtin në konferencë do të flasë edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.
Konferenca do të mbahet në oborrin e qeverisë në ora 17:00, megjithatë nuk është bërë e ditur tema.
Sot gjatë ditës, kreu i Qeverisë në detyrë nga Gjilani ka bërë të ditur se do të mbledhë ministrat për të diskutuar lidhur me masat e reja që do t’i marrin pas 13 prillit.
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...