Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku kanë vizituar shtëpitë tradicionale të familjeve Kurtesh Sylejmani, Sali Safqi dhe Hynilerëve në Prishtinë, ku restaurimi është drejt përfundimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku tha se bashkë me Kurtin kanë parë nga afër edhe punimet në ndërtesën e Kryqit të Kuq, shkruan Arbresh.info.
“Me kryeministrin Kurti vizituam shtëpitë tradicionale të familjeve Kurtesh Sylejmani, Sali Safqi dhe Hynilerëve në Prishtinë, ku restaurimi është drejt përfundimit. Pamë nga afër edhe punimet në ndërtesën e Kryqit të Kuq, që po vazhdojnë me ritëm të shpejtë.
Këto asete do të vazhdojnë t’i ruajnë dëshmitë e së kaluarës, ndërsa do të jenë pjesë e përvojës kulturore që ofron Prishtina.”, ka shkruar Çeku./Arbresh.info/
Historia e luftës së Kosovës ligjërohet në orën e parë mësim...
Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë
Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdo...
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...