Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në të cilën ai thotë se shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti theksoi se shpreson që Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE”, shkroi Kurti./Arbresh.info
In a call w/ @Bundeskanzler Scholz I expressed gratitude for ??’s steadfast support for ?? and underscored the hope that ?? will support our @coe bid in alignment with PACE recommendations. I also reaffirmed our commitment for full implementation of the Basic Agreement.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 29, 2024
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...