Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve të familjes Lleshi në fshatin Vraniq të Komunës së Gjakovës, në 27-vjetorin e betejës së familjes Lleshi dhe rënies heroike të Kolë dhe Mark Lleshit.
Duke nderuar dhe përkujtuar veprën heroike të dëshmorëve të kësaj familje, ai shprehu mirënjohjen e thellë për familjen Lleshi, që ka katër dëshmorë nga lufta e fundit, dhe e cila ndër gjenerata ka kontribuar dhe luftuar në mbrojtje dhe çlirim të vendit. /Arbresh.info





Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...