Para ceremonisë së vendosjes së gurthemelit të objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në oborrin e objektit aktual, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe ministri i në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te busti i mjekut dhe ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vezir Bajrami.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Shtime mban pikërisht emrin “Dr. Vezir Bajrami”, në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së tij.
“Ai ishte shembull i përkushtimit qytetar dhe kombëtar, që me profesionalizëm dhe humanizëm i shërbeu qytetarëve të Shtimes si dhe dha kontribut gjatë luftës çlirimtare, si ushtar dhe mjek i UÇK-së. Vezir Bajrami po ashtu ka dhënë një kontribut të veçantë në identifikimin e viktimave të Masakrës së Reçakut”, thuhet në njoftimin nga ZKm./Arbresh.info


Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit