Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule të freskëta pranë varreve të të rënëve në masakrën e Brestocit të vitit 1999-të.
26 vjet pas, kryeministri bashkë me familjarë dhe të afërt të viktimave nderuan dhe kujtuam 49 martirët dhe pesë dëshmorët e këtij fshati. Më 25 mars të vitit 1999 forcat e armatosura serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme, një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.
Nga Brestoci, kryeministri vazhdoi homazhet në Fortesë dhe Celinë, dhe pastaj në Goden. Masakrat në Tërnje, Brestoc, Fortesë, Celinë e Goden u kryen pikërisht një ditë pas fillimit të fushatës bombarduese të NATO-s./Arbresh.info/



Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...