Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, zëvendëskryeministren në detyrë, Donika Gërvalla, deputetë të Kuvendit dhe bashkëpunëtorë, bëri homazhe në 36-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania, në Prishtinë.
Ai tha se rënia e tyre zgjoi ndërgjegjen kombëtare në nivele të larta, dhe gjithashtu sensibilizoi opinionin publik ndërkombëtar se, në Kosovë ka një popull, i cili nuk nënshtrohet dhe që do të rezistojë deri në lirinë për veten e tij.
“Është tejet interesante se si rënia heroike e Afrimit dhe Fahriut, i ngjanë aq shumë rënies heroike 5 vjet më parë të Rexhep Malës e të Nuhi Berishës. Fahriu e Afrimi në “Breg të Diellit”, ndërkaq, Rexhepi e Nuhiu në “Kodër të Trimave”. Që të dy, luftuan deri në fund, ndërkaq, me 2 nëntor të vitit 1989 në bllokun e III-të, në hyrjen e III-të, aty ku e kishin bazën e tyre ilegale, Fahriu e Afrimi luftuan për më shumë se 6 orë dhe kjo tregon se çfarë luftëtarësh të paepur kanë qenë ata”, tha kryeministri Kurti.

Më tej, kryeministri Kurti theksoi se jeta, vepra, rënia, konteksti politik shoqëror i rënies heroike të Afrimit e të Fahriut, ka nevojë të studiohet edhe më shumë nga historianët, sociologët dhe shkencëtarët në Kosovë, sepse liria e brezave të ardhshëm, varet se sa mirë e mësojmë dhe e përvetësojmë jetën edhe veprën e atyre, të cilët bënë gjithçka për lirinë e popullit shqiptar.
Lavdi Afrimit e Fahriut dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë!/Arbresh.info

Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani