Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mëngjesin e sotëm, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, në 26-vjetorin e betejës së lavdishme të Koshares.
“Ne vijmë këtu te varret e dëshmorëve që t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme është lufta e UÇK-së dhe sa i madh çmimi i lirisë që e gëzojmë, të shtetit të cilin po e ndërtojmë së bashku”, u shpreh Kurti pas homazheve.
Ai theksoi se 26 vjet më parë, me betejën e lavdishme të Koshares, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftëtarë nga pothuajse të gjitha njësitet e zonave operative të saj e shembi kufirin që ndante shqiptarët, që ndante Kosovën nga Shqipëria e që ishte i vjetër që nga viti 1913, respektivisht nga vitit 1918.
“Nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë 114 luftëtarë, me në krye komandantin Agim Ramadani – Katana dhe Sali Çekun, por gjithashtu kishim edhe mbi 400 të plagosur. U vranë së paku 108 ushtarë e oficerë të ushtrisë agresore e okupatore serbe. Përveç kësaj është e rëndësishme të theksohet që në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishim vullnetarë nga Franca e Algjeria, nga Italia, Suedia e Britania, ndërkaq në radhët e ushtrisë së Serbisë kishte mercenarë nga Rusia”, deklaroi më tej Kurti.


Deklarimi i plotë i Kurti:
26 vjet më parë, me betejën e lavdishme të Koshares, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftëtarë nga pothuajse të gjitha njësitet e zonave operative të saj e shembi kufirin që ndante shqiptarët, kufirin që ndante Kosovën nga Shqipëria e që ishte i vjetër që nga viti 1913, respektivisht nga vitit 1918.
Nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë 114 luftëtarë, me në krye komandantin Agim Ramadani – Katana dhe Sali Çekun, por gjithashtu kishim edhe mbi 400 të plagosur. U vranë së paku 108 ushtarë e oficerë të ushtrisë agresore e okupatore serbe. Përveç kësaj është e rëndësishme të theksohet që në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishim vullnetarë nga Franca e Algjeria, nga Italia, Suedia e Britania, ndërkaq në radhët e ushtrisë së Serbisë kishte mercenarë nga Rusia.
Ne vijmë këtu te varret e dëshmorëve që t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetës se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme është lufta e UÇK-së dhe sa i madh çmimi i lirisë që e gëzojmë, të shtetit të cilin po e ndërtojmë së bashku.
Lavdi Agim Ramadanit, Sali Çekajt dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar!/Arbresh.info/
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit
Ilir Meta bën shqiponjën, gjyqi shtyhet për 11 maj
Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK-ja forcon reagimin nd...