Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë homazhe të varri i rreshterit Afrim Bunjaku në Vushtrri në dy vjetorin e rënies heroike të tij në Banjskë të Zveçanit.
Pas homazheve, Kurti para mediave vlerwsoi guximin dhe sakrificën e Bunjakut në ditën kur sulmuesit terrorist serb bllokuan rrugën në Banjskë, shkruan Arbresh.info.
“Tashmë ne jemi pjesë të familjes Bunjaku, të bashkëshortes Lumnije, të fëmijëve Arbenitës, Jetlumit e Fatlumit sepse Afrim Bunjaku i përket Republikës së Kosovës dhe gjithë popullit që do ta mbajnë përjetë në zemrat e veta këtë hero të Kosovës”, u shpreh Kurti.
“Dua të theksoj edhe guximin e dyfishtë të Afrim Bunjakut, në njërën anë ai mësyu i pari në bllokadën në Banjskë të Zveçanit dhe këtë e bëri si një polic me përvojë, i cili ishte edhe instruktor në Akademinë për Sigurinë Publike. Shërbeu në stacionet e policisë në Mitrovicë dhe Vushtrri. Ishte polic 22 vjet, prej të cilëve 16 vjet me gradën rreshter dhe tash e ka gradën ‘Heroi i Kosovës’, e vetmja gradë që si merret as atij dhe të gjithë të tjerëve që e kanë këtë gradë sikurse Enver Zymberi”, tha Kurti.
“Aspekti tjetër i guximit i Afrim Bunjakut ishte që ai nuk lejoi që policët e tjerë që ishin më të ri se ai t’ia mësynin bllokadës, e cila ishte vendosur aty në rrugë nga kamionët e grupit terrorist paramilitar të Serbisë të udhëhequr nga Radoiçiqi. Pra, ai si një polic me përvojë, të rinjtë nuk i la të sakrifikohen, të flijohen para tij”, tha Kurti.
Kryeministri në detyrë përmendi edhe dy policët që mbetën të plagosur atë ditë duke ngritur lartë e vlerësuar sakrificën dhe guximin e tyre.
“Por guximi i tij u pasua edhe me guximin e Alban Rashiti që mbeti i plagosur si dhe të Mirsad Kryeziut që në mesin e breshërisë së plumbave e nxori trupin e Afrim Bunjakut nga Banjska”, tha Kurti./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit