Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe pranë varrit të dëshmorit Agron Rrahmani, në nderim të 27-vjetorit të rënies së tij heroike në përballje me forcat armike.
Vrasjen e dëshmorit Rrahmani, vetëm pesë ditë pas vrasjes së Bahri Fazliut, kryeministri Kurti e cilësoi si goditje shumë të madhe për luftën çlirimtare të Kosovës.
“Agron Rrahmani ka pasur edhe të njëjtën moshë me Bahri Fazliun. Në vitet ‘89-’90, që të dy po ashtu për disa muaj kanë qenë gjithashtu në burg, në kohën e demonstratave të atëhershme, dhe më pastaj janë organizuar bashkërisht pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me dallim prej pesë ditësh bien heroikisht në përballje me forcat armike”, u shpreh ai.
Kujtimi dhe besnikëria ndaj Agron Rrahmanit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, siç theksoi kryeministri Kurti, na ndriçojnë rrugën përpara për të ecur me mbrojtje të atdheut, me demokraci në institucione, me progres për shoqërinë dhe me zhvillim për ekonominë, për këtë brez dhe për brezat që do të vijnë./Arbresh.info




Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën