Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar pas nënshkrimit të Deklaratës së Qëllimit të përbashkët që ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci nënshkroi me homologun tij nga Belgjika, Theo Francken.
Kurti e ka quajtur Belgjikën shtet aleat e mik, e partnere në fushën e mbrojtjes.
“Belgjika është mike e aleate e jona e kamotshme. Tani, partnere edhe në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar Kurti i cili ka shpërndarë fotografitë e Maqedoncit gjatë ceremonisë së nënshkrimit sot gjatë ditës.
Vetë Maqedonci a ka quajtur këtë si hap të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve mes shteteve në fushën e mbrojtjes.
“Sot, me kënaqësi njoftoj se kemi nënshkruar Deklaratën e Qëllimit të përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Belgjikës. Ky është një hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve tona bilaterale në fushën e mbrojtjes. Angazhohemi të bashkëpunojmë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, lehtësimin e shkëmbimeve dhe forcimin e lidhjeve ushtarake për të përballuar sfidat e përbashkëta”./Arbresh.info/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata