Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm, zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës, të cilët po qëndrojnë për një vizitë studimore në Kosovë.
Teksa i’u uroi mirëseardhje në shtetin tonë, kryeministri Kurti tha se edukimi është një mjet i fuqishëm që ndërton baza për bashkëpunim të mirë, siç është rasti me marrëdhëniet e veçanta mes Kosovës dhe Austrisë.
Në kuadër të këtij bashkëbisedimi, ai trajtoi elementet që dëshmojnë potencialin e Kosovës për zhvillim, teksa më pas përmendi dhe lansimin e djeshëm të platformës “Made in Kosova”.
Kryeministri Kurti shprehu se qeveria është e përkushtuar në ndërmarrjen e reformave politike e ekonomike me synim rritjen e transparencës dhe krijimit të kushteve të favorshme për investitorë lokal e ndërkombëtarë.
Ai theksoi disa prej politikave të ndërmarra të cilat kanë patur synim ndikimin në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve pa dallim, si dhe evidentoi disa prej të arriturave në indikatorët makroekonomikë, si dyfishimi i eksporteve apo edhe ai i investimeve të huaja direkte në tri vitet e fundit./Arbresh.info

Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...