Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me disa ministra të Qeverisë, kanë inauguruar rihapjen e tuneleve T6 dhe T7, pjesë të linjës hekurudhore të Hani i Elezit-Fushë Kosovë.
Ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë pamje nga inaugurimi, ku edhe falënderojë institucionet bankare evropiane për mbështetjen e dhënë financiare për realizimin e projektit.
Postimi i plotë:
Sapo e bëmë inaugurimin e rihapjes së tuneleve T6 me gjatësi prej 262 metra dhe T7 me gjatësi prej 122 metra, si pjesë e aksit të linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.
Tashmë po punohet intensivisht për plotësimin e të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm për funksionalizimin dhe rehabilitimin e Linjës së 10-të Hekurudhore, që përfshin edhe linjat tjera si Fushë Kosovë-Mitrovicë, dhe Mitrovicë-Leshak.
Falënderojmë Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankën Evropiane për Investime (EIB), si dhe Fondin për Investime për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), për bashkëpunimin e vazhdueshëm për realizimin e projektit. /Arbresh.info/
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...
Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...