Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen solemne të Selisë Qendrore të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.
Kurti në Facebook tha se Shoqëria nuk matet nga pasuria që e grumbullon, por nga mënyra se si ajo kujdeset për më të dobëtit, shkruan Arbresh.info.
“Bamirësia nuk është thjeshtë një akt dhurimi, është forca që i lidh zemrat, që e mbron dinjitetin e secilit pa dallim. Por, bamirësia nuk ka të bëjë veç me pasurinë. Edhe një buzëqeshje është bamirësi, një fjalë e mirë është bamirësi, një hap drejt dikujt që ka nevojë është bamirësi. Në këto gjeste të vogla qëndron fuqia për të ndryshuar jetën e një individi dhe ndoshta edhe të një shoqërie të tërë.”
Tutje Kurti tha se bashkërisht jemi të përkushtuar që t’i forcojmë vlerat e barazisë e të drejtësisë, të lirisë e dinjitetit njerëzor, dhe t’i ndërtojmë edhe më tej urat e bashkëpunimit e progresin që s’e lë asnjë njeri mbrapa./Arbresh.info/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...