Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti po paraqet përbërjen e kabinetit qeveritar dhe ekspozenë e tij për mandatin e tij qeverisës.
Në fjalimin e tij, Kurti tha se asnjëra nga partitë parlamentare të cilave tha se iu bën ftesë nuk ka pranuar të hyjë në bashkëqeverisje.
Ai shtoi se nëse do pranonin bashkëpunim, sot do të kishin mundësi të kishte qeveri të re të koalicionit si dhe do të kalohej sfida e zgjedhjes së presidentit.
“Sot mbi 6 muaj që prej thirrjes se seancës konstituive me 15 prill, më në fund kemi Kuvend të konsistuar dhe kemi arritur në pikën e formimit të Qeverisë. Kjo është një vonesë e parpecendentë në historinë e Republikës, ku 5 nga këta 6 muaj deputet ishin duke e pritur Gjykatën Kushtetuese, kjo vonesë ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve shtetërore, janë vonuar marrëveshjet ndërkombëtare, plani i rritjes me Bashkimin evropian, procesin e reformave dhe është lënduar besueshmëria e shtetit tonë para partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha Kurti.
Ndryshe, seanca e sotme nisi me 1 orë e 8 minuta vonesë të mandatarit Kurti.
Mbledhja e grupit parlamentar socialist, Rama: Në fokus refo...
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...