Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Presidencën e Shqipërisë. Ai është pritur në hyrje nga presidenti Bajram Begaj, ku parashikohet të kalojë rreth 30 minuta me kreun e shtetit për të shkuar më pas në kryesinë e Kuvendit, ku do të takohet me Lindita Nikollën.
Takimi vijues do të jetë me kryeministrin Edi Rama. Sic raporton ABC News nuk është një takim zyre, por një drekë pune te vila qeveritare afër kryeministrisë. Pas drekës me Ramën, Kurti do të ketë një takim edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Sipas informacioneve, në fokus të diskutimeve do të jetë marrëveshja në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti ka për qëllim që të informojë politikanët shqiptarë për atë që është dakorduar në Ohër me Serbinë në takimin disaorësh që u mbajt më 18 mars.
Merz thotë se i kërkoi Trumpit të rriste presionin ndaj Puti...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Haradinaj: Deputetët e VV-së më premtuan votën nëse kandidoj...
Blero habit me deklaratën: Jam i hapur për pozitën e Preside...
Djali i Ali Khamenei zgjidhet Lider Suprem i Iranit
Mot i ndryshueshëm të mërkurën, temperatura deri në 18°C