Kurti arrin në objektin e Kuvendit për takimin me Abdixhikun, shoqërohet sërish nga Hekuran Murati

18:13 | 10 Korrik 2026
Q L

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkuar në objektin e Kuvendit të Kosovës, atje ku pritet të takohet me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kurti, shihet të jetë i shoqëruar nga Hekuran Murati.

Ndryshe, paraditen e sotme, Kurti ka takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.

Takimet po mbahen pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, me ftesë të Kurtit, lidhur me formimin e institucioneve.

Shpërndaje në rrjete sociale