Premtimi i bërë në janar për Qeverinë Kurti 3, për bursat e mobilitetit për të gjithë studentët, Kryeministri Albin Kurti tha se tashmë është realizuar në qeverisjen Kurti 2.5.
Ai tha se ky program në vlerë prej rreth 20 milionë eurosh, synon të lehtësojë barrën financiare të të gjithë studentëve të cilët studiojnë në distancë nga vendbanimi i tyre.
Këto bursa do të variojnë në bazë të distancës, rrjedhimisht, sa më e madhe distanca, më e lartë vlera e bursës që studentët do të përfitojnë.
Kurti theksoi se buxhetin aktual të ndarë për bursa, do ta dyfishojnë, duke zgjeruar mbështetjen edhe për ata që ndjekin studimet në kolegje private. Kjo do të garantojë gjithëpërfshirje e barazi, duke mundësuar qasjen më të lehtë për arsimimin universitar.
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...
Kurti: Alarmuese që Serbia po provokon me helikopterë pranë ...
Lautaro: Argjentina është më e fortë se Spanja
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Shqipëria në vend të 9 në botë për sigurinë kibernetike, Ram...
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...