Deputeti nga radhët e VV-së, Sami Kurteshi, në konferencën e mbajtur për ‘Ditën e Kushtetutës’ ka thënë se format e shkeljes së Kushtetutës janë të natyrave të ndryshme.
“Çdo shkelje e Kushtetutës është e rëndë sepse përbën shkelje të kontratës mes qytetarëve e institucioneve. Çdo shkelje e Kushtetutës i cenon themelet e shtetit. Republika e Kosovës sipas kësaj Kushtetute dallon pesë organet themelore si Kuvendi, Qeveria, Presidenti, Kryeministri, Gjykata Kushtetuese të clat kanë fuqi dhe kompetenca vendimarrëse që kanë pasoja për qytetarët dhe shtetin si përgjithësi. Të gjitha këto organe kanë bërë shkelje të Kushtetutës”, ka thënë ai.
Sipas tij disa nga shkeljet politike janë momenti i miratimit të Kushtetutës pa u diskutuar nga deputetët e atëhershëm, miratimi i flamurit të Republikës e shkelje të tjera.
“Kuvendit ka bërë shkelje të kushtetutës tek miratimi i demarkacionit, zgjedhja e presidentit. Qeveria ka bërë shkelje kushtetuese tek nënshkrimi i komunave serbe, nënshkrimi i marrëveshjeve për demarkacion me Malin e Zi, miratimi i rritjes së pagave, rritja dhe fryrja e pashembull e administratës shtetrore. Institucioni i Presidentit ka bërë shkelje tek zgjedhja e kundërligjshme e presidentëve, veprimet kundër kushtetues të marrjes së kompetencave të Kuvendit dhe Qeverisë për bisedimet me Serbinë, urdhërvënia e dëbimit të shtetasve turq, cenimi i inbtegritetit territorial me nënshkrimin e marrëveshjes me Malin e Zi, nxitja, shantazhimi, joshja e deputetëve për votimine Gjykatës Speciale, nënshkrimi dhe imponimi për miratimin e marrëveshjes për krijimin e komunave serbe”, ka thënë ai duke shtuar se edhe organet që duhet ta mbrojnë Kushtetutën nuk po e bëjnë një gjë të tillë./Arbresh.info
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...