Teksa ka komentuar të gjeturat e Raportit të Vendit për vitin 2019, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka ngritur shqetësimin e tij sa iu përket të gjeturave në sistemin e arsimit, me ç’rast ka thënë se do të duhej të kishte investime shumë më të mëdha në këtë fushë.
“Do të duhej te investohej në bazë, në shkolla, aty ku janë nxënësit, mësuesit. Në shkollat tona gjendja ka mbetur ajo që ka qenë”, ka deklaruar ai.
Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, ku po bëhet prezantimi i këtij raporti, Kurteshi tha se arsimit po i bëjnë dëm ndërhyrjet direkte të politikës.
“Ndërhyrjet politike po e dëmtojnë arsimin, ato po vazhdojnë edhe sot të jenë prezente në çështjen e arsimit”, u shpreh ai.
Gjatë ditës së sotme, në mbledhjen e komisionit për Integrime Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ka bërë prezantimin e Raportit për Vendin, me ç’rast ka thënë se nuk është punuar sa duhet as në fushën e arsimit dhe të mjedisit.
“Në këto dy fusha nuk mendojmë që ka pasur përparim të mjaftueshëm. Ka reforma që kanë filluar në arsim, por ka shumë nevojë për t’u përqendruar edhe më tepër”, ka theksuar ai.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë