Vullnet Bugaqku,nga KDI, ka deklaruar se seanca për votimin e Glauk Konjufcës si mandatar për kryeministër mund të mbahet më 19 nëntor 2025, nëse Kuvendi shfrytëzon në tërësi afatin 15 ditor për thirrjen e seancës.
Kështu bëri të ditur ai për GazetaBlic.
“Nëse shfrytëzohet në tërësi afati 15 ditor, atëherë seanca duhet të mbahet me datë 19 nëntor 2025”, tha Bugaqku.Por, gjasat që Glauk Konjufca, mandatar për kryeministër i emëruar nga presidentja Vjosa Osmani, të formojë Qeverinë e re të Kosovës, duken minimale.
Partitë ish-opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate – e kanë bërë të qartë se nuk do ta mbështesin një qeveri të udhëhequr nga Konjufca.
Qëndrimi i tyre u shpall publikisht edhe para se presidentja Osmani ta mandatonte zyrtarisht atë më 4 nëntor.
Historia e luftës së Kosovës ligjërohet në orën e parë mësim...
Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë
Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdo...
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...