Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur fushatën një mujore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.
Hapjen e kësaj fushate e bëri sekretari i AAK-së, Blerim Kuqi, me moton “Ndryshimi ka fillu”, percjell arbresh.info.
Ai tha se ndryshimin do ta sjellin në të gjithat komunat, si në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, përmes politikave buxhetore për shërbime, përkrahja dhe koordinimi me qeverinë.
Kuqi poashtu tha se do të jenë partnerë të rinisë së Kosovës.
“Do të jemi partner në mbështetjen e iniciativat e të rinjve, sidomos të atyre të bërit biznes”, ka thënë Kuqi.
Ai poashtu tha se ndryshimi ndodh kur kryeministri dhe kryetari bëhen një, kështu sipas tij i ofrohen qytetarit të tyre.
“Viti 2017 do të jetë viti i ndryshimit nëpër Komuna. Ndryshimi fillon tani nëpër komuna”, tha ai.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...