Pas vrasjeve të disa qenve endacak në komunën e Mitrovicës, ka reaguar edhe organizata e cila merret me mbrojtjen e kafshëve “Të Bashkuar për Kafshët”.
Vjosa Shala nga kjo organizatë, ka thënë që kanë dërguar shkresë zyrtare Komunës së Mitrovicës, megjithatë nuk kanë marrë përgjigje.
“Në Mitrovicë, sipas qytetareve, kemi kuptuar që janë bërë vrasje masive të qenve nga gjuetarët e kësaj komune. Kemi dërguar shkresë zyrtare kryetarit të komunës, duke kërkuar ndaljen e këtyre akteve. Nga komuna nuk kemi marrë përgjigje, ndërsa policia ka konfirmuar që kjo është kryer me leje nga kjo komunë” ka thënë Shala në Klan Kosova.
Sipas saj, metoda e duhur për të zgjidhur problemin me qentë endacak është kapja sterilizimi, vaksinimi dhe lëshimi i tyre.
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër
Rusia dhe Emiratet Arabe në bisedime urgjente për Hormuzin
Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri ...
10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...