Kukaj ka thënë se e di që protesta nuk do ta arrijë qëllimin për çka është thirrur, rrëzimi i presidentit Hashim Thaçi. Thotë se e di edhe që protesta i “shërben vetëm interesave partikulare të një partie”.
Ai ka htënë se në protestë bashkohet për hir të konsistencës në kulturën e rezistencës. Ka ironizuar kur ka thënë se shpreson që të mos largohet nga protesta si “i inflirtuar i pushtetit”. Kreu i VV-së, Albin Kurti ka thënë në Interaktiv të KTV-së se protesta do të jetë paqësore dhe kushdo që tenton ta prishë atë do të konsiderohet si i infiltruar i pushtetit.
Ky është postimi i plotë e pandërhyrje i Dren Kukajt në Facebook:
Nje pervoje subjektive (ne mos asgje tjeter)
I vetedijshem qe kjo proteste nuk do e rrezoj Thacin (kujto gazin brenda dhe zjarrin jashte kur ai u zgjodhe). Po ashtu i vetedijshem qe kjo proteste i sherben vetem interesave partikulare te nje subjekti politik.
Mirepo perkunder kesaj vetedije e per hire te nje kulture rezistence qe vetem protestat dijne t’ia mirembajne nje shoqerie, une sot dal e protestoj kunder nje njeriu qe shume dem ka sjellur. Pervoja e vonshme per te mos i’u nenshtruar nje njeriu tjeter ma e kushtezon sot kundershtimin ndaj Thacit ne mos hiq gje tjeter.
Thaci e meriton protesten. Mirepo, shoqeria e jone e meriton OPOZITEN E BASHKUAR t’i prije popullit.
P.S. Shpresoj te mos na largojne neve te PSD-se nga protesta si ‘te infiltruar te pushtetit’.
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...