Kujtim Shala ”kërcënon” Ramush Haradinajn

14:36 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së Kujtim Shala, i cili është edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës ka kërcënuar kryeministrin Ramush Haradinaj me ndërprerje të seancës, nëse ai nuk e përdor gjuhën parlamentare.

“Para se të vazhdojmë, do t’i kërkoj kryeministrit që në kuvend të flas ashtu si flasim ne, sepse ne e kemi një rregullore dhe duhet të përdor Rregulloren parlamentare. Në rast se kryeministri sillet kështu unë do të ndërpres seancën.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj është thirrur në Interpelanca për të sqaruar dhe dhënien e 53 milionë eurove dhënë “Bechtel&Enka”/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme