Vlora Dumoshi ia ka dorëzuar sot detyrën e udhëheqjes së ministrisë, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Ministrja Dumoshi e ka uruar ministrin e ri Gashi për marrjen e detyrës, si dhe e ka njoftuar me punët që janë realizuar në kohën kur ministri Kujtim Shala, e më pas Dumoshi kanë udhëhequr MKRS-në.
Sipas një njoftimit të MKRS-së, e ka informuar për sukseset e arritura, si dhe me sfidat që është përballur MKRS-ja gjatë kësaj periudhe, por edhe për projektet që janë në realizim e sipër.
Dumoshi ka përmendur punën që është bërë në fushën e kulturës, me rritjen e përkrahjes për organizimet kulturore në vend, mbështetjen e institucioneve vartëse të MKRS-së, ku secilin vit, buxheti për kulturë vazhdimisht është rritur.
Gjithashtu, u bisedua edhe për të arriturat dhe sfidat në fushën e sportit, pas ndërkombëtarizimit të tij, ku priten të finalizohen shumë projekte në infrastrukturën sportive.
Ajo e informoi ministrin Gashi se MKRS-ja është duke e draftuar strategjinë e re për rininë, si dhe investimet e konsiderueshme që janë bërë për infrastrukturën për të rinj, duke krijuar hapësira të reja e moderne për ta.
Ndërkaq, ministri i ri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u shpreh i kënaqur për punën e deritanishme që është bërë në MKRS, duke theksuar se ai do të përkushtohet që të punohet në bazë të programit qeverisës me qëllim të avancimit të performancës dhe realizimit të projekteve të rëndësishme në kulturë, sport, trashëgimi kulturore dhe rini.
Gashi ka thënë se do të angazhohet që objektivat e MKRS-së të arrihen plotësisht dhe premtoi se do të punojë në rritjen e bashkëpunimit edhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë në promovimin dhe përmirësimin e resorëve që mbulon ministria.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit