Kujdestarja e njërës nga viktimat e sulmit të armatosur sonte në Gllogjan të Deçanit, ka folur për nxënësen e saj, e cila humbi jetën nga ky sulm.
Profesoresha e gjimnazit “Hysni Zajmi, Merita Cula për klankosova tha se ajo ka qenë nxënëse e shkëlqyer.
“Ka qenë nxënëse e shkëlqyer”, kështu është shprehur, Cula, duke përshkruar nxënësen e saj që u vra në Gllogjan.
“Që tre vjet jam kujdestare e saj, mungesa nuk ka pasur. Në orën 18:00 e kanë pasur autobusin për në shtëpi, por sonte nuk arriti që të shkonte”, ka thënë ajo mes lotësh.
Ndryshe, rreth orës 20:30 në fshatin Gllogjan të Deçanit është sulmuar me armë zjarri autobusi që po vinte nga Gjakova për Deçan. Deri tash është raportuar për tre të vdekur dhe një të plagosur.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës. /arbresh.info/
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...