Një obduksion i bërë të martën ka ardhur në përfundimin se shkak i vdekjes ka qenë dhuna brutale e ushtruar ndaj tij.
Personi që është gjetur i vdekur në një liqe të Erbach-ut, është një shqiptar 19 vjeçar. Bëhet fjalë për një person me vendbanim në landin Nordrhein-Westfalen. Policia konsideron se ai është viktimë e dhunës, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve,DPA.
Dëshmitarët, në mbrëmjen e të hënës e kishin zbuluar kufomën në një liqe peshkimi në Erbach dhe e kishin alarmuar policinë, transmeton albinfo.ch. Po atë natë kufoma ishte nxjerrë nga liqeni. Një obduksion i bërë të martën ka ardhur në përfundimin se shkak i vdekjes ka qenë dhuna brutale e ushtruar ndaj tij.
Për shkakun se procedura është në vazhdim e sipër, policia nuk ka dhënë informata më të detajuara lidhur me mënyrën dhe shtrirjen e lëndimeve që ka pësuar viktima.
Sipas njohurive që ka policia, i ndjeri së fundi ka qenë duke banuar në Steinfurt të landit Nordrhein-Westfalen, përcjell albinfo.ch. Nga mesi i prillit ai kishte ardhur me tren në drejtim të Gjermanisë së jugut (Baden Württemberg).
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së