Google ADS

Kufizime edhe në burgje, këto janë masat që hyjnë sot në fuqi

10:45 | 22 Janar 2022
S D

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë disa masa kufizuese në burgje, pas rritjes së rasteve me Covid-19.

Sipas njoftimit të SHKK-së, do ndalohen vizitat familjare, vikendet për të burgosurit dhe vizitat në lokalet e veçanta.

“Ndalimin e vizitave familjare për të gjitha kategoritë e të burgosurve; Ndalimin e vikendeve për të dënuarit nëpër institucionet korrektuese; Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta”, njoftoi SHKK-ja.

Ndërkaq, për të burgosurit janë dhënë udhëzime për të zëvendësuar veprimet që u ndalohen.

Atyre do t’u lejohet aplikimi i sistemit virtual të komunikimit “Skype” për të mundësuar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcaktuar nga Institucioni: “Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe; Pastrimi i rrobave për të paraburgosur do të organizohet në Institucione”.

“Nga këto masa përjashtohen: Institucioni i Avokatit të Popullit; Mbrojtësit (avokatët) në rastet kur gjykimi është në zhvillim”, thuhet më tej në njoftim.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga sot./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale