Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot një takim të udhëheqjes së saj më të lartë. I pranishëm ishte edhe shefi i partisë, Ramush Haradinaj, njëherësh kryeministër i Kosovës.
Në këtë takim “njëzëri është rikonfirmuar qëndrimi se kufijtë e Kosovës janë të panegociueshëm dhe AAK e deputetët e saj janë në favor të çdo nisme, që është pro këtij qëndrimi”, ka bërë të ditur nënkryetari i AAK’së, Pal Lekaj.
“Kufijtë e Kosovës nuk negociohen!”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Ajo që do të jetë krejtësisht e papranueshme për ne si AAK, janë nismat që për qëllim mund të kenë përplasjet e kusuritjet personale ndaj përfaqësuesve politikë e institucional, duke mos përjashtuar këtu as presidentin”, ka thënë Lekaj.
“Për hirë të informimit të opinionit publik, ne jemi pro çdo nisme që për qëllim ka paprekshmërinë e kufijve të Kosovës!”, është shprehur ai.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës