Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se asnjë parti deri më sot nuk ka mundur ta formojë e vetme qeverinë pa bërë koalicione paszgjedhore.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Kuçi ka thënë se koalicioni PAN ka dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit dhe Ramush Haradinaj do ta formojë Qeverinë e re.
Ai ka bërë të qartë se koalicioni PAN ka disa variante për krijimin e qeverisë së re me kryeministër Haradinaj, por ka thënë se duhet pritur certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së.
Ai ka thënë se populli zgjodhi ofertën e Haradinajt.
“Më 11 qershor ka pasur referendum me tri oferta për Kryeministër, z.Haradinaj, z.Hoti dhe z.Kurti. Populli e ka zgjedhur Haradinajn. Referendumi ka treguar se Haradinaj duhet të jetë Kryeministër, e jo Kurti ose Hoti”, ka thënë Kuçi, duke siguruar se nuk do të ketë ngërç politik pasi, sipas tij, qeveria do të krijohet sipas afateve ligjore./arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun