Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri hungarez në Kosovë, Jozef Bencze.
Bashkë me ambasadorin ishin Kristztina Szabo, atashe për Marrëdhënie Ekonomike dhe Mirdita Bicaj.
Mes ambasadorit Bencze dhe ministrit Kuçi u diskutua për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës me Hungarinë.
Biseda u zgjerua në Marrëveshjen për Themelimin e Programit Kornizë për Bashkëpunim Financiar, që pritet të ratifikohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.
Kjo marrëveshje e nënshkruar vite më parë, sipas ambasadorit Bencze ka mbetur mbrapa në konkretizim. Ndërkaq Kuçi premtoi se realizimi i projekteve në fushën e ujërave do të facilitohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.
“Projektet në Ferizaj, Deçan, Drenas dhe Gjakovë kanë rëndësi të veçantë dhe të gjitha janë prioritet për qytetarët e këtyre komunave, që tashmë janë njoftuar”, ka thënë Kuçi.
Më 13 tetor 2020 nga ambasadori Jozef Bencze u njoftua që do të vijë në vizitë një delegacion i lartë nga Qeveria Hungareze.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit