Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se për partinë që përfaqëson nuk ka vija të kuqe në koalicione, pasi gjithmonë në rend të parë janë interesat e vendit.
Ai ka deklaruar se nuk i kanë rënë pishman që kanë bërë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës më 2014, sepse ajo ka qenë e vetmja mënyrë për t’i ofruar stabilitet Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Nuk pendohemi që kemi bërë koalicion me LDK-në në vitin 2014. Mendoj që ka qenë në të mirë të vendit. Historia politike e dy partive tona është më shumë e bashkëpunimit, sesa e konfrontimit. Ne e kemi bërë historinë e pavarësisë dhe të shtensionimit të situatës politike”.
“Ne në asnjë moment nuk kemi pasur mosrespekt, qoftë personal, qoftë profesional. Nuk bëjmë politikë inatesh. Ne në rend të parë i kemi interesat e vendit, pastaj ato të subjektit politik. Nëse bashkëpunimi ynë e vë interesin e vendit përpara, atëherë ne jemi gati për aleanca. Tani jemi oponentë, sepse gara politike kështu e do, por pas zgjedhjeve do ta shikojmë interesin e vendit”.
“Partia Demokratike ka pasur edhe oferta tjera dhe ne me vetëdije kemi zgjedhur LDK-në. Ne kemi menduar se cdo variant tjetër do të pamundësonte kalimin e proceseve, sepse gjashtë muaj bllokadë krijoi politikë inatesh. Por bashkëpunim ka pasur edhe kur LDK-ja ka qenë në opozitë. Edhe në periudhën që do të vijë, do të punojmë që të jemi partia më e madhe në vend, por edhe që ta ruajmë stabilitetin”.
“Edhe në vitin 2014 ne patëm kërkuar që të shkojmë në zgjedhje dhe i patëm thënë LDK-së që nëse ne dalim të parët do t’u ftojmë. Nëse ju dilni të parët, është vendim i juaji cfarë dop të bëni. Shkuarja në zgjedhje këtë vit na ka prekur edhe ne. Edhe ne kemi hequr pjesën tonë nga qeveria, nga kuvendi”.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje