Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në një kolegj privat në vend është mbajtur tryeza në temën “Pozita e fëmijëve në shoqëri, të drejtat e tyre dhe format e ndryshme të abuzimit”, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, profesorë dhe studentë, mysafirë dhe të interesuar të tjerë.
Fillimisht, rektori i AAB-së, Lulzim Tafa, pasi hapi debatin dhe përshëndeti mysafirët dhe i falënderoi ata për pjesëmarrje në debat, foli për Manifestimin “Ditët e AAB-së, 2015”, historikun e AAB-së, dhe mundësitë që ofron ky institucion i lartë arsimor. Ndërsa, dekani i Fakultetit Juridik, Muhamet Kelmendi, pasi falënderoi të pranishmit mbi të gjitha i njoftoi se AAB-ja është një institucion që ka traditë të gjatë në organizimin e debateve nga fusha të ndryshme, me interes për studentët dhe për opinionin e gjerë.
Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, tha se angazhimi për të drejtat e fëmijëve nuk duhet të jetë vetëm nga institucionet, por duhet të nisë nga familja, rrethi, shkollimi, etj.
“Faktorët që ndikojnë; një ambient që respektimi i të drejtave të fëmijëve të jetë i përshtatshëm- e para ta kemi ambientin ku fëmijët të trajtohen si pjesë e ardhmërisë së shoqërisë, dhe kjo nënkupton që më shumë të rregullojmë ambientin dhe qasjen ndaj fëmijëve;e dyta të gjithë të kujdesshëm, në parandalimin e veprimeve delikuente, dhe se si familjet duhet të ndihmojë fëmijët për t’i mbrojtur nga të gjitha dukuritë negative, dhe ta integrojë në shoqëri. Mbrojta e fëmijëve është investim edhe për të ardhmen tonë”, tha ministri Kuçi.
Behxhet Shala, nga KMDLNJ, tha se të drejtat e fëmijëve janë të drejta universale, dhe se ne kemi ligje të mrekullueshme, por situata është krejtësisht ndryshe.
“Fëmijët kanë të drejtë për një shkollim cilësor që nga çerdhja e deri te shkollimi universitar, kanë të drejtë për një shëndetësi më të mirë, sepse kanë të drejtë ta kenë një perspektivë më të mirë, por kushtet aktuale në Kosovë nuk garantojnë perspektivë siç ju garantohet fëmijëve të vendeve të Bashkimit Evropian”, theksoi Shala.
Ai tha po ashtu se po ta kishim një situatë ekonomike më të mirë, po mos ta kishim këtë varfëri të skajshme, atëherë nuk do të kishte nevojë që një fëmijë të dalë dhe të punojë,ndërkohë që kjo është e të ndaluar me ligj për fëmijët, të cilët, sipas tij, më pastaj po përfundojnë si delikuent nëpër burgje dhe qendra korrektuese.
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...
Haradinaj në Istog, prezanton planin katërvjeçar për të ardh...
Real Madridi i del në mbrojtje Vinit, pas fishkëllimave që m...
Britani/ Mbi 41,000 emigrantë kaluan La Manshin në 2025
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...