Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka folur për ndikimin e religjionit te qytetarët e vendit dhe teksa ka elaboruar ndikimin e fesë dhe nacionalizmit tek kosovarët ka dhënë një mesazh interesant.
Ai ka shprehur opinionin e tij, duke treguar nëse ka rrezik që vendi të preket nga fryma religjioze radikale.
Kuçi në emisionin “Komiteti” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka treguar se cili duhet jetë orientimi i qytetarëve edhe përkundër besimit të tyre dhe si duhet përshtatur religjionin dhe bindjet properëndimore.
“Duhet me ju thënë: qu në mëngjes fale sabahun me kokë ka Kibla dhe dil në konferencë për shtyp me kokë ka Brukseli”, ka thënë Kuçi duke iu referuar krerëve fetar në Kosovë, transmeton Express.
Ai ka thënë se religjioni në Kosovë dhe tek shqiptarët ka ardhur si zëvendësim i nacionalizmit dhe kjo për të është e kuptueshme.
Kurti pret ministrin turk të Tregtisë, flet për hapjen e një...
Ambasada Amerikane: Vizita e Whitakerit theksoi kontributet ...
Nimoni mori pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për B...
Vuçiqi takon Ambasadorin Whitaker, i flet për sigurinë e ser...
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës