Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Korparatës Energjetike të Kosovës (KEK), Luigj Imeri është pritur sot nga ministri e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi.
Me këtë rast, Imeri i ka uruar detyrën e re ministrit Kuçi dhe e ka njoftuar për gjendjen aktuale të korporatës, ecurinë e prodhimit, si dhe sfidat aktuale me të cilat po përballet korporata si pasojë e pandemisë COVID-19.
Sipas një komunikate të ministrisë, Kuçi dhe Imeri gjithashtu kanë diskutuan për strategjinë nacionale të Qeverisë dhe Peogramin e Qeverisë 2020-2023 për sektorin energjisë, me ç’rast edhe u dakorduan që bashkërisht të avancojnë strategjinë nacionale të sektorit të energjisë, duke qenë se është e një rëndësie të veçantë dhe është shtylla bazë të zhvillimit ekonomik të vendit. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...